Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
Zyra e Kryeministrit, ka bërë të ditur se kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, sot do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, me fillim prej orës 12:15.
Po ashtu sipas njoftimit, Kurti, do të marrë pjesë edhe në Akademinë Përkujtimore me rastin e masakrës së 3-4 shkurtit të vitit 2000, akademi kjo e cila do të mbahet me fillim prej orës 13:00, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, Komuna e Mitrovicës./InLajmi/