Vedat Muriqi , futbollisti i Përfaqsueses së Kosovës dhe i Fenerbahçes , është bërë shumë i kërkuar nga klubet evropiane, ku së fundmi Brightoni është futur në garë për të.
Sulmuesi kosovar momentalisht po tregon shumë suksese në klubin e Fenerbahçes prandaj klubet e njohura evropiane, po jenë shumë të interesuara për të, shkruan InLajmi.
Ndërkohë, mediat tjera turke njoftuan dje gjatë ditës se 25 vjeçarin në ndeshjen e fundjavës që shkoi e kanë vëzhguar edhe skautët e Leicester Cityt, Monacos dhe Eintracht Frankfurtit.
Kurse, interesim për sulumuesin kosovar kanë shfaqur edhe tri klubet tjera angleze, Tottenham e Manchester United, por edhe Burnley në fund të janarit.
Futbollisti kosovar ka kontratë me Fenerbahçen deri në vitin 2023, ku ka shumë gola të shënuara dhe me shumë asistime.
Më herët Muriqi ka qenë futbollist i Rizesporit./InLajmi/