Pasditja e sotme u karakterizua me erëra të forta, stuhi e reshje të shiut, e kjo nga Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave, u apeluar për kujdes dhe rrezikshmëri.
“Erërat e forta që kanë filluar sot në disa pjesë të Kosovës, hyn në kategorinë e fatkeqësive natyrore, dhe si të tilla mundë të jenë të rrezikshme dhe të shkaktojnë dëme, por edhe të rrezikojnë jetën e vet qytetarëve të vendit”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë:
Erërat e forta që kanë filluar sot në disa pjesë të Kosovës, hyn në kategorinë e fatkeqësive natyrore, dhe si të tilla mundë të jenë të rrezikshme dhe të shkaktojnë dëme, por edhe të rrezikojnë jetën e vet qytetarëve të vendit.
Organet përgjegjëse, në këtë rastë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, duhet që të njoftojnë qytetarët për kujdes të shtuar gjatë këtyre fenomeneve natyrore, ndërsa Drejtoritë Komunale për Emergjenca si dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, duhet të jenë në gjendje gatishmërie, për t’iu ndihmuar qytetarëve në rast të ndonjë nevoje.

/InLajmi/