Ministrja e ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi nëpërmjet rrjetit social facebook ka falenderuar të gjithë ata që kanë shpreh falenderime të sinqerta ndaj saj, shkruan InLajmi.
.Ajo përmes rrjetit social facebook ka thënë se do të mbetet ajo që ishte deri më sot duke u përkushtuar në detyrat dhe rrugën e trashëguar.
Postimi i plotë i saj :
Miq,
të gjithëve ju jam mirënjohëse për urimet tuaja të sinqerta e aq dashamirëse. Besoj që e dini se nuk kam mundësi t’i përgjigjem secilit veç e veç, prandaj po u them që të gjithëve këtu: JU FALEMDERIT PËR URIMET TUAJA!
Unë do të mbetem ajo që isha deri sot, e përkushtuar në detyrat e mia dhe në rrugën e trashëguar.
E juaja Vlora/InLajmi/.