Ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, sot do t’ia dorëzojë postin, Albulena Haxhiut.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot do të pranojë detyrën nga ish-ministri, Abelard Tahiri.
Përmes një komunikate për medie, Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ceremonia e pranim-dorëzimi i detyrës do të bëhet në ora 13:00.
“Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës do të mbahet sot (e martë, më datë 04 shkurt 2020) në ora 13:00, në Ministrinë e Drejtësisë, objekti ish-Rilindja, kati IX.”, thuhet në njoftim.