Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka uruar kryepralamentaren e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmanin për pozitën e saj udhëheqëse në Kuvendin e Kosovës.
Abbott përmes një postimi të postuar në rrjetin social Facebook, ka thënë se ky është një moment historik në përparim drejt barazisë gjinore.
“Përgëzoj Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si kryetare e Kuvendit, një rol kryesor për shtetin e Kosovës dhe demokracinë. Vjosa është kryetarja e parë femër në Kosovë, një moment historik në përparim drejt barazisë gjinore. Detyra të rëndësishme e presin Kuvendin e ri. I uroj Vjosës dhe kolegëve të saj suksese në punën e tyre”, ka shkruar Nicholas Abbott./InLajmi
https://www.facebook.com/nicholasabbott2019/posts/203297064403141?__xts__[0]=68.ARBFluDC9q2FY3-qQvM5Y1vtob4ty8NPwixYWkg5suxHnnjSGxVoCKp6Hin2_ZWLjCHnQOQM-iwO2axAfvVJS2Tdcw5LycVgdFtG623gLjO7RU76u2n0gbTnJ8aqeXz47tmLpd9Ink35KDY20cger_p8rEb2h9Z_wwcyfNAC7jgP73n1048N9X1irzIO_V0V081OSa_7nxXqEs8VY2KWP7TgsGbwfEutfvBW3d_GcSURmFVt730sIpXKusXmI-VB_Gfc_xrErHbV3fI-awtqyAPa6jIi-XzPEe-GObDfOWg3BZp2PfzOb8pHpjbXIR41NYi5G5jf1uGImlcsmi0&__tn__=-R