Vjosa Osmani zgjedhet kryeparlamentare në Kuvendin e Kosovës me 65 vota, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Që nga sot Kuvendi i Kosovës për herë të parë do të udhëhiqet nga një femër e fuqishme e cila ka një bagazh të madh politik, Vjosa Osmani.
Osmani njëherësh është edhe femra më e votuar e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, tani në çdo seancë do e shohim në krye të Kuvendit të Kosovës.
Kujtojmë se sot është votuar kabineti i ri qeveritar me kryeministër Albin Kurti.
/InLajmi/