Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka theksuar se pas 20 vitesh, gënjeshtra dhe shpifje, Albini i ofroi respekt dhe paqe liderit të opozitës.
“Ndërsa, Kadri Veseli ia ktheu atij në mënyrën më të mirë, duke e ofruar të vërtetën e pamohueshme se si do të duket kjo qeveri, një mashtrim i madh, i bazuar në gënjeshtra”, thekson Bytyçi në rrjetin social Facebook.
Ja postimi i plotë i Avni Bytyçit:
Të gjithë priten sot që dita do të jetë e Albin Kurtit, deri në momentin që e mori fjalën Kadri Veseli. Pas 20 vitesh gënjeshtra dhe shpifje, Albini i ofroi respekt dhe paqe liderit të opozitës. Ndërsa, Kadri Veseli ia ktheu atij në mënyrën më të mirë, duke e ofruar të vërtetën e pamohueshme se si do të duket kjo qeveri, një mashtrim i madh, i bazuar në gënjeshtra. Ne, nuk do të heshtim!/InLajmi/