Lajmet që vijnë nga Kina përqendrohen kryesisht te rritja e numrit të viktimave dhe të prekurve nga koronavirusi
Por janë të shumtë ata që preken, trajtohen dhe dalin nga spitali të shëruar.
Mediet shtetërore kanë publikuar pamjet e 20 pacientëve që brohorisnin ndërsa ishin larguar nga një spital pas shërimit të plotë.
Video është filmuar në Vuhan, epiqendra e virusit.
Të mërkurën, një pacient 23-vjeçar në provincën e Shanxi doli në televizionet shtetërore si personi i parë që kishte fituar betejën me virusin në provincën e tij.
https://www.youtube.com/watch?v=LDBmTAKfSpk&feature=emb_logo