Të premten u publikua kënga më e re nga këngëtarja shqiptare Dua Lipa me titull “Physical”, shkruan InLajmi
Kjo këngë e cila erdhi si stil I viteve 80’ u prit tejet mire nga publiku duke arritur shifër milionëshe në platformat muzikore.
Disa nga këto platforma kanë promovuar këngën e artistes shqiptare në ‘billboard’-et më të njohura të botës.
Dua së fundmi publikoi në rrjetin social Facebook një fotografi të një ekrani gjigant në New York, ku shihej imazhi i saj nën petkun e promovimit të këngës së re.
Ndërkohë, në rrjetin social Instagram Lipa publikoi edhe dy ‘billboard’-e të tjera, kësaj radhe nga Amazon Music, të cilët u sugjeronin kalimtarëve të qytetit më të vizituar në botë, këngën e saj të re “Physical”.
Dua Lipa përndryshe ka premtuar për fansat se do ta publikojë të plotë albumin e saj më datë 3 prill.
Ajo deri më tani ka publikuar tri këngë nga ky album: “Physical”, “Future Nostalgia” dhe “Don’t start now”




















