Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se partia e tij nuk e voton qeverinë Kurti. Ai ka konfirmuar se kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka udhëtuar në SHBA për Lutjet e Mëngjesit.
I pyetur nga gazetarët nëse partia e tij do të përdorë gaz e vezë ndaj pozitës në të ardhmen, Lekaj është përgjigjur:
“Nuk besoj që do të përdorim, por nëse vije këtu jemi”, ka thënë ai,tansmeton Periskopi.
Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje gjatë legjislaturës së kaluar kur ishe në opozitë si revoltë kishte përdorur gjuajtjen e gazit lotësjellës si dhe në disa raste edhe gjuajtjen me vezë.
Perndryshe Pal Lekaj është ministër në largim në Ministrinë e Infrastrukturës dhe deputet në legjislaturën e re.