Lideri i Lëvizje Vetëvendosje, Albin Kurti, në fjalimin e tij në seancën plenare për votimin e Qeverisë së Kosovës udhëhequr nga ai, ka deklaruar se do të përgatitet padi për Serbinë e krimeve të kryera në Kosovë.
Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të udhëheqë bisedimet e Kosovës me Serbinë, me ekip profesional.
Ai deklaroi se këto ditë ka mbushur 23 vjet aktivitet në politikë dhe se sot është shansi që ata që e kanë dashur si opozitë ta duan edhe tani dhe ata që nuk e kanë dashur si opozitë e kanë shansin të përfundojnë karrierën e tij.
“Jam i gatshëm për dialogun me Serbinë, që të udhëheq me një ekipe profesionale e shoqërore. Nuk konsideroj se jam më i mençuri, as me i dituri, as me i guximshmi në këtë shtet. Jam ai që jam për shkak se jam bashkë me të tjerët. Këto ditë më janë mbushur 23 vjet aktivitet politikë dhe sot ndodhem këtu para jush, plot 23 vjet si opozitë dhe sot këtu më ndanë vetëm një votim i juaji nga përfundimi i karrierës sime politike, të tillë çfarë dihej deri më tani. Ata që më kanë dashur si opozitë besoj se duhet të më duan edhe tani dhe ata që nuk më kanë dashur e kanë shansin të më përfundojnë karrierën”, tha Kurti, transmeton IndeksOnline.
“Do të jemi qeveri e arsimit dhe e zhvillimit ekonomik. Zhvillimi jonë ekonomik kërkon fuqi punëtore të kualifikuar, duhet ët sigurohemi që në shkollat tona kemi cilësi e në fakultetet tona kemi përputhje të programeve. Çdo i katërti në Kosovë është i papunë e i pashkollë. Më shumë se gjysma e atyre që punojnë e bëjnë jashtë profesionit të tyre, vetëm çereku punojnë në profesion. Kosovës po i ikin njerëzit e ditur e të zotë, po i ik truri vendit tonë. Një gjë është e rëndësishme se arsimi e ekonomia, është lidhja e arsimit me ekonominë. Ministria jonë e arsimit do të organizohet për të rritur efikasitetin dhe për Infrastrukturën e Arsimit të Lartë do të bëhet vlerësimi i plotë i korikulave arsimore për të mësuar mësimnxënien e mësimdhënien më të lehtë efikase. Do të ndihmohen komunat me planifikim dhe ndërtim të rrjeteve të institucioneve parashkollore, që të rritet pjesëmarrja në arsimin parashkollor, do të rrisim vendimmarrjen nëpër shkolla dhe me rol më të fuqishëm të drejtor të shkollës. Do të shikohet Ligji për Arsimin e Lartë, do të riformohet Këshilli Kombëtare i Shkencës do të fuqizohet Fondi Kombëtarë i Shkencës, për programe shkencore, do të zhvillohet Fondi i Ekselencës për kuadro premtuese në veçanti për gratë që vendosin të studiojnë shkencat teknike e natyrore. Do të jemi Qeveri për Shëndetësi, pasi qasje në shëndetësi i takon çdo qytetarët pavarësisht nga vjen e sa fiton. Do të rritet buxheti për përfitim nga barnat, do të rritet buxheti për pajisjes nëpër klinikat për të ofruar shërbime shëndetësore”, tha Kurti,
