Deputeti I PDK-së Hajredin Kuçi ka thënë se partija e tij nuk do ta votoj qeverinë Kurti dhe se do të mbajnë qëndrim opozitar , mirëpo interesat e vendit gjithmonë do të jenë primare.
“Është qëndrim opozitar dhe opozita natyrisht nuk do ta votojë qeverinë, por kjo nuk do të thotë se ato që janë në interest ë vendit në të ardhmen nuk do ta votojmë. Unë e kam provu edhe pozitën edhe opozitën, kushdo që është sot në pozitë duhet të përgatitet për pozitë e kushdo që është në pozitë mund të jetë në të ardhmen në opozitë”, ka thënë Kuçi./InLajmi