Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla i ka shtruar disa pyetje Albin Kurtit.
Ai ka thënë se Kurti është person që nuk e njeh çminin e lirisë duke e akuzuar atë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan InLajmi.
Postimi i tij i plotë:
Po, UÇK-ja, a ka ekzistua, o Albin..? Veteranë, invalidë, a ekzistojnë në Kosovë..? Apo, vlerësuat se janë tepër këto në ekspozenë tuaj.
Nuk keni faj ju. Nga gjithë ata dëshmorë, asnjë nga familja juaj nuk e keni, sikurse nga 1467 të zhdukur, nuk figuron asnjë emër i familjarëve tuaj. Mbi 1300 fëmijë të vrarë, fatmirsisht asnjë nga familja juaj. Thuajse 20 mijë gra të dhunuara, askënd nuk e ke të atakuar. Bile, edhe shtëpia ju ka shpëtuar.
E kuptoj, Ti nuk e njeh çmimin e lirisë.
Po e nis me turp mandatin, i turpëruar do të përfundosh!/InLajmi/.