Pak më parë u raportua se një femër është arrestuar në oborrin e Kuvendit të Kosovës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovë në Rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.
“Është arrestuar një femër e cila ka pasur telashe familjare, dhe është e dehur”, shkruan Klan Kosova.
“E arrestuara është nëpunëse në Kuvendin e Kosovës, nuk dihet ende pozita e saj, nuk ka të bëjë asgjë me Kuvendin por me probleme familjare”, deklaroi Kelani.