Pas votimit të Qeverisë Kurti,vjen urimi edhe nga Ambasada Gjermane
Ambasada Gjermane është shprehur e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën, dhe ta mbështetë në sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik të saj, shkruan InLajmi
Reagimin e ka bërë përmes rrjetit social Facebook, ku ndërtjera thotë se inkurajon qeverin e re, të fillojë zbatimin e agjendës së saj ambicioze, duke përshirë edhe dialogun me Serbin.
Reagimi i plotë
“Urime Qeverisë së re të Kosovës për themelimin e saj në seancën e sotme të Kuvendit!
Si një partner i gjatë i institucioneve të Kosovës, Ambasada Gjermane mezi pret të vazhdojë bashkëpunimin tonë, duke mbështetur sundimin e ligjit në Kosovë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Ne inkurajojmë qeverinë e re të fillojë zbatimin e agjendës së saj ambicioze të reformës për këtë vend dhe të rifillojë dialogun me Serbinë në një proces negociues të strukturuar mirë dhe të lehtësuar nga BE.
Për të gjitha këto procese thelbësore, të brendshme dhe të jashtme, Gjermania është e gatshme të mbështesë Qeverinë e Kosovës dhe popullin e Kosovës”/InLajmi/