Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për mashtrim ndaj Telekomit të Kosovës duke i marrë 105 mijë e 840 euro.
Sipas policisë i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë Veriore duke përdorur dokumente të falsifikuar ka arritur të mashtrojë Telekomin e Kosovës.
I dyshuari është arrestuar në Ferizaj, kurse njësia përkatese policore është duke trajtuar rastin.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i R. Maqedonisë Veriore, nën dyshimin e bazuar se i njëjti duke përdorur dokumente të falsifikuar ka arritur të mashtrojë Telekomin e Kosovës duke e dëmtuar me vlerë prej 105.840 euro. Njësia përkatëse policore është duke trajtuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë. /InLajmi/