Marash Kumbulla ka refuzuar një kalim te Napoli gjatë muajit janar, pasi duket i vendosur për t’u transferuar tek Interi.
Shtatlarti, sikurse kanë raportuar mediat italiane, në aspektin personal ka rënë dakord me zikaltrit.
Hellas Verona e kishte gjetur akordin me Napolin, por nuk e bindi dot Kumbullën.
Drejtori sportiv Guintoli pati një takim me menaxherin e mbrojtësit, Gianni Vitali, dhe në fund palët thjesht shtrënguan duart.
Corriere Dello Sport, ndërkohë shkruan se Interi e ka bërë një hap përpara ditën e djeshme, shkruan RTK.
Huazimi i mbrojtësit Federico Dimarco te Hellas Verona konsiderohet edhe si parapagim për kalimin e Kumbullës tek Interi në verë, raportojnë mediat shqiptare.