E veja e Kobe Bryant, Vanessa Bryant, ka reaguar në llogarinë e saj zyrtare në rrjetin social, Instagram, pas nderimeve që ia bëri Los Angeles Lakers bashkëshortit dhe vajzës së ndjerë të saj.
41-vjeçari Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna ishin në mesin e nëntë personave që mbetur të vdekur pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin të dielën u rrëzua në Los Angeles.
Bota e sportit ka qenë duke e vuajtur humbjen e Kobe Bryant dhe së fundi, para ndeshjes së parë që nga humbja e legjendës së basketbollit, ish-klubi i tij, Los Angeles Lakers, e përgatitën një nderim të veçantë për të.
Vanessa Bryant – e cila tani jeton bashkë me tri vajzat e tjera të saj me Kobe Bryant, Natalian, Biankan dhe Caprin – e postoi një fotografi nga mbrëmja e së premten në Staples Arena.
“Nuk ka numër 24, pa numrin 2”, duke iu referuar fanellave të dyshes – Gianna e mbante fanellën 2 në Mamba Sports Academy, ndërsa Kobe e kishte mbajtur fanellën 8 në Lakers.
Vanessa e kishte shkruar vetëm rreth 24 orë më parë një letër prekëse lidhur me vdekjen tragjike të bashkëshortit dhe vajzës së saj, të cilën e kishte publikuar në Instagram.
“Vajzat e mia dhe unë duam t’i falënderojmë miliona njerëzit që kanë treguar mbështetje dhe dashuri gjatë kësaj periudhe të tmerrshme. Faleminderit për të gjitha lutjet. Pa dyshim që kemi nevojë për to”, shkroi Vanessa.
“Jemi plotësisht të shkatërruara nga humbja e papritur e burrit tim të adhurueshëm, Kobe – babai i mrekullueshëm i fëmijëve tonë; dhe Giannan time të bukur e të ëmbël – një vajzë e dashur, e mrekullueshme dhe e kujdesshme, si dhe një motër e mrekullueshme për Natalian, Biankan dhe Caprin”.
“Ne jemi të shkatërruara edhe për familjes që i humbën të afërmit e tyre të dielën dhe e ndajmë në mënyrë intime dhimbjen me ta”.
“Nuk ka mjaftueshëm fjalë për ta përshkruar dhimbjen tonë tani. Unë gjej ngushëllim te fakti se Kobe dhe Gigin e dinin të dy se sa shumë i donin njerëzit. Ne ishim jashtëzakonisht të bekuar që i kishim ata në jetën tonë. Do ta doja t’i kishim me vete përgjithmonë. Ata ishin bekimi ynë i bukur, që na u mor shumë shpejt”.
“Nuk jam e sigurt se çfarë do të bëhet me jetët tona përtej të sotshmes dhe është e pamundur ta imagjinoj jetën pa ta. Por, ne zgjohemi çdo ditë, duke tentuar të vazhdojmë përpara sepse Kobe dhe vajza jonë Gigi janë duke na e ndriçuar rrugën. Dashuria jonë për ta është e pafund dhe e pamatshme. Unë thjesht dëshiroj të kisha mundësi t’i përqafoja, t’i puthja dhe t’i bekoja. T’i kem ata këtu me ne, përgjithmonë”.
“Faleminderit që e keni ndarë gëzimin tuaj, mërzinë tuaj dhe mbështetjen tuaj me ne. Ju kërkojmë që të na i jepni respektin dhe privatësinë që na duhet për ta gjetur rrugën tonë në këtë realitet të ri”.
“Për ta nderuar familjen Team Mamba, fondacioni Mamba Sports e ka nisur fondin MambaOnThree për t’i ndihmuar familjeve të tjera të prekura nga kjo tragjedi. Për të dhuruar, ju lutem shkoni te MambaOnThree.org”, transmeton Gazeta Express.
“Faleminderit shumë që na keni mbajtur në lutjet e juaja dhe që na keni shprehur dashurinë mua, kobe, Natalias, Gigit, Biankas dhe Caprit”.