Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot në 23 vjetorin e rënies së dëshmorëve Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës bën homazhe te shtatorja e Pajazitit, shkruan InLajmi.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se rënia e tyre heroike, 23 vjet më parë, ishte kthesë historike dhe përfundim i përpjekjeve tona paqësore për çlirim.
Postimi i plotë i tij:
Nderime të përjetshme për jetën dhe veprën e Zahirit, Edmondit dhe Hakifit. Rënia e tyre heroike, 23 vjet më parë, ishte kthesë historike dhe përfundim i përpjekjeve tona paqësore për çlirim. Ata bartën mbi supe fillimet e para të organizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të këtij projekti madhor dhe të shenjtë të kombit tonë, që solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës./InLajmi