Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj sot është takuar me shefin e ri të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigermark, i cili e ka uruar këtë të fundit për detyrën e re.
Ai në këtë takim ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit në proceset e interesit të përbashkët mes EULEX-it dhe institucioneve të vendit, i cili po ashtu e ka njoftuar shefin e ri për zhvillimet e sundimit të ligjit dhe ato të sigurisë në vend.
“Qeveria e Kosovës dhe institucionet e saj janë të përkushtuara në rrugën për sundimin e ligjit”, është shprehur kryeministri në detyrë Haradinaj, i cili theksoi se sukseset e EULEX-it dhe të Kosovës janë të përbashkëta dhe se Kosova është e hapur për bashkëpunim dhe për absorbimin e përvojave të vendeve të BE-së në sundim të rendit dhe ligjit./InLajmi/