Fatmir Matoshi, nënkryetar i AKR- së, ka thënë se qëndrimi i AKR-së përderisa është në opozitë, për cilëndo qeveri ose mandatar është i njejtë.
Matoshi ka potencuar se AKR do të mbështes cilëndo qeveri në tema nacionale të vendit, por jo në agjenda politike të ndonjë subjekti politik, shkruan InLajmi
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fatmir Matoshi, në rrjetin socail Facebook
Reagimi i plotë

AKR nuk pret që mandatari Kurti ditën e hënë të bëjë një aventurë në Kuvendin e Kosovës, dhe të hyjë në votim pa arritur marrveshje koalicioni me partnerët e tij.
Qëndrimi i AKR-së përderisa është në opozitë, për cilëndo qeveri ose mandatar është i njejtë. Ne nuk e votojmë asnjë qeveri pjesë e së cilës nuk jemi, ne nuk mund të ndryshojmë as vullnetin e elektoratit tonë që na ka dhënë besim dhe as vijat e kuqe të z. Kurti ose ndonjë lideri tjetër në vend. Prandaj AKR do të mbështes cilëndo qeveri në tema nacionale të vendit, por jo në agjenda politike të ndonjë subjekti politik. AKR do të mbetet në pozicion e opozitës brenda Kuvendit të Kosovës. \ InLajmi\