Komuna e Prishtinës ka përuruar sot projektin “Pikat ushqyese për qentë endacak”.
Kjo komunë është e para në Kosovë e rajon për aplikimin e praktikave humane dhe ligjore në favor të respektimit të mirqenies së qenëve endacakë, ku së bahsku me njerëz vullnetarë që kanë ndihmuar që ky problem të zgjidhet sistematikisht në mënyrë institucionale, shkruan InLajmi.
“Pikat ushqyese në këtë fazë gjenden në 5 lokacione në qytet: Mati 1, Rruga C, Termokos/Termokiss, Bërnicë e Epërme dhe Stacioni i Autobusëve.
Në ndërkohë, jemi në proces për të ndërtuar qendrën për trajtim të përkohshëm për qenve endacak ku do të ofrohen shërbime si sterelizimi, kastrimi, vaksinmi kundër tërbimit, në mënyrë që edhe shëndeti publik të jetë më i sigurt në Komunen tone”, thuhet në njoftim./InLajmi/