Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar sot familjen e policit në Shkarashnik të Malishevës, i cili ditë më parë humbi jetën gjatë një operacioni në Zhur të Prizrenit.
Thaçi premton që fëmijët e heroit Samiut dhe familja e tij, do ta kenë përherë kujdesin e institucioneve të Kosovës.
Postimi i plotë i Hashim Thaçit:
Sot isha në familjen Thaqi në Shkarashnik të Malishevës, për të shprehur ngushëllime për heroin Sami Thaqi. Fëmijët e Samiut dhe familja e tij do ta kenë kujdesin e përhershëm të institucioneve të Kosovës. HTH /InLajmi/