Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 44-të të saj, ku janë shqyrtuar pika të ndryshme të Rendit të Ditës, shkruan InLajmi.
Vendimet që janë marrur janë këto:
– U miratua raporti i komisionit për kategorizimin e sportit, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2020.
– U diskutua për përgatitjet për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Tokio 2020
– U vendos që ceremonia e Laureatëve 2019 të mbahet më 27 shkurt 2020
– U konstatua se përgatitjet për Asambleja e Punës së KOK-ut po shkojnë sipas dinamikës së paraparë. U vendos që Asambleja të mbahet më 31 mars 2020
– U diskutua raporti për Shpresa Olimpike 2020, bursa këto që do të ndahen nga KOK-u.
– U diskutua për debutimin e ekipit Olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Lozana 2020”./InLajmi/