Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka thënë se rrallë është pajtuar me qasjen e Albin Kurtit, por sipas tij, kërkesa për seancë është e vetmja gjë normale.
“Shumë rrallë jam pajtuar me qasjen që ka pasur Albin Kurti ndaj proceseve politike në vend gjatë gjithë këtyre 20 vjetëve, por kërkesa e tij për seance ku do të votohet ose jo qeveria e tij, është e vetmja gjë normale që ka mundur të behet në këtë kohë”, ka shkruar Nitaj në rrjetin social Facebook. /InLajmi/