• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 31 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Shëndeti Këshilla

Madeleine Albright: Mu desh kohë të nxirrja zërin dhe tani që e kam, nuk kam ndërmend të hesht

J G nga J G
30 January 2020
në Këshilla
0 0
0
Madeleine Albright: Mu desh kohë të nxirrja zërin dhe tani që e kam, nuk kam ndërmend të hesht
7
SHPERNDARJE
45
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Luna Ruvina

Të gjitha grave dhe të gjithë burrave që do të vazhdojnë të luftojnë për feminizmin në vitin 2018:

Frymëzohuni nga fjalët e grave novatore që e kanë thënë më së miri. Thënie frymëzuese që nga Hillary Clinton e deri te Maya Angelou, Gloria Steinem, Rihanna dhe të tjera gra kurajoze.

1) “Të gjitha vajzave të reja që më shohin: kurrë mos dyshoni nëse jeni të

zonjat, të fuqishme, apo nëse vërtet meritoni çdo shans, apo mundësi në botë për të ndjekur e për të realizuar ëndrrat tuaja.” —Hillary Clinton në fjalimin e saj kur humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2016

2) “Unë e ngre zërin—jo se dua të bërtas, por se dua që ata që nuk kanë zë të mund të dëgjohen. Ne nuk mund t’ia dalim nëse gjysmës sonë nuk ia vë veshin njeri.” ―Malala Yousafzai.

3) “Në do që dikush të thotë diçka, kërkoja një burri. Në do të të mbarojnë punë, kërkoja një gruaje.” —Margaret Thatcher

4) “Unë jam e rreptë, jam ambicioze dhe e di mirë çfarë dua. Nëse kështu më marrin për k*rvë, le të më marrin.” ―Madonna

5) “Mu desh kohë të nxirrja zërin dhe tani që e kam, nuk kam ndërmend të hesht.” —Madeleine Albright

6) “Sigurisht që s’e vras mendjen se mos po frikësoj ndonjë mashkull. Meshkujt që frikësohen nga unë janë pikërisht ata që nuk më interesojnë aspak.”―Chimamanda Ngozi Adichie

7) “Feminizëm nuk do të thotë që gratë të bëhen më të forta. Gratë ashtu janë, të forta. Puna është të ndryshojmë mënyrën se si bota e percepton atë forcë.” —G.D. Anderson

8) “Gratë thonë gjithmonë “Ne mund të bëjmë gjithçka që bëjnë burrat”, por në fakt janë burrat ata që duhet të thonë “Ne mund të bëjmë gjithçka që bëjnë gratë”” —Gloria Steinem

9) “Vdes të shoh një vajzë të re të shkojë e ta kapë botën për jake. Jeta është e egër. Duhet t’ia marrësh me forcë atë që do.” —Maya Angelou.

10) “Unë jam fenomenalisht femër. Femër fenomenale, kjo jam unë.” ―Maya Angelou

11) “Gratë e kanë vendin kudo ku merren vendime, jo të jenë përjashtim.” —Ruth Bader Ginsburg

12) “Gruaja nuk e ka për detyrë të jetë e bukur. Nuk ia ka borxh kujt bukurinë. As të dashurit/burrit/partnerit, as kolegëve të punës, e aq më pak meshkujve të rastësishëm në rrugë. Nuk ia ka borxh as nënës së vet, as fëmijëve dhe as qytetërimit në përgjithësi. Bukuria nuk është qira që paguhet për të zënë një vend me tabelën ‘femër.’” —Erin McKean

13) “Si rregull, gruaja që ka zë është grua e fortë.” —Melinda Gates

14) “Feminist është kushdo që pranon barazinë dhe humanizmin e plotë të grave dhe burrave.” ―Gloria Steinem

15) “Ka diçka shumë të veçantë gruaja që dominon botën e një burri. Duhet hir, forcë, inteligjencë, trimëri dhe nerva të mos e pranosh kurrë ‘Jo-në’ për përgjigje.” —Rihanna në mars të vitit 2017 issue of Harper’s BAZAAR.

16) “Ajo çka ne, si gra, mund të arrijmë, nuk ka asnjë lloj kufiri.” —Michelle Obama

17) “Kur jep mendim një mashkull, është burrë. Kur jep mendim një grua, është k*rvë.”―Bette Davis

18) “Gjithmonë kam dashur të jem një grua fatale (femme fatale). Edhe kur isha vajzë, kurrë nuk kam dashur të jem vajzë. Kam dashur të jem grua.” —Diane von Furstenberg.

19) “Unë nuk jam e lirë përderisa ka gra që nuk janë të lira, edhe nëse prangat e saj janë shumë të ndryshme nga të miat.” —Audre Lorde.

20) “Nëse nuk ka tavan, kufi kemi qiellin. Prandaj forca, mos pushoni derisa çdonjëra prej 161 milionë grave dhe vajzave në të gjithë Amerikën të ketë mundësinë që meriton.” —Hillary Clinton

21) “Feminizmi është në të mirë të të gjithëve” ―Bell Hooks

22) “Gratë janë lidere kudo që hedh sytë, që nga drejtueset e 500 kompanive më të mëdha në botë e deri tek shtëpiakja që rrit fëmijët dhe mban në këmbë shtëpinë. Vendi ynë është ndërtuar nga gra të forta dhe ne do të vazhdojmë të rrëzojmë mure dhe të sfidojmë stereotipe.” —Nancy Pelosi

23) “Sa më shumë kam folur për feminizimin, aq më shumë kam kuptuar se lufta për të drejtat e grave është kthyer shpesh në urrejtje ndaj burrave. Nëse ka ndonjë gjë që e di me siguri, është që kjo duhet të marrë fund.” —Emma Watson

23) “Fjalët kanë pushtet. Televizioni ka pushtet. Pena ima ka pushtet.” —Shonda Rhimes

24) “Duhet që gratë në të gjitha nivelet, përfshirë ato në majë fare, të ndryshojnë dinamikat, t’u japin tjetër formë bisedave, të kujdesen që zëri i gruas të dëgjohet dhe jo të neglizhohet, apo të shpërfillet.” —Sheryl Sandberg

25) “E kam, apo s’e kam për detyrë, unë i kundërshtoj prezumimet për gratë. I vë në siklet ca njerëz dhe e di mirë këtë, por kjo është thjesht pjesë e përballjes me atë që unë besoj se është ende një nga punët e rëndësishme të pambaruara në historinë e njerëzimit: Fuqizimi i grave që ato të ngrihen e të jenë të zonjat e vetes.” —Hillary Clinton.

26) “Ne duhet të ndryshojmë mënyrën se si e perceptojmë veten. Duhet të çohemi si gra e t’i marrim gjërat në dorë.”—Beyoncé

27)”Gruaja është si paketa e çajit—kurrë nuk e merr vesh se sa e fortë është po nuk e hodhe në ujë të ngrohtë.” —Eleanor Roosevelt

28) “Unë mendoj se modeli më i mirë për gratë janë njerëzit që janë vetvetja, ata që kanë besim te vetja, ata që i sjellin dritë botës.” —Meryl Streep

29) “Asnjë gruaje nuk i duhet thënë se ajo nuk merr dot vendime për trupin e vet. Kur na sulmojnë të drejtat e grave, duhet t’ua kthejmë me luftë.” —Kamala Harris

30) “Gratë nuk do të fshihen më. Ne nuk do të vazhdojmë të mbetemi figura të fshehura. Ne kemi emra…Ishte grua ajo që na dha Dr. Martin Luther King, Jr. Ishte grua ajo që na dha Malcolm X. Dhe sipas Biblës, ishte grua ajo që na dha Jezusin. Kurrë mos e harroni këtë.” —Janelle Monáe

31) “Unë jam grua e kam mendimet, pyetjet dhe broçkullat e mia. E di unë kur jam e bukur. E di unë kur jam e fortë. Nuk e ndërtoni ju historinë time–e ndërtoj vetë.” —Amy Schumer

32) “E si përfundim, unë them se armiku nuk është buzëkuqi, por vetë faji; ne e meritojmë buzëkuqin kur e duam vetë, ashtu sikurse edhe të drejtën e fjalës; ne meritojmë të jemi seksi, apo serioze, apo çfarëdo tjetër që të na pëlqejë. Është e drejta jonë t’i hyjmë me besim revolucionit tonë.” –Naomi Wolf

33) “Gratë janë arkitektet e vërteta të shoqërisë.”—Harriet Beecher Stowe

34) “Në të ardhmen nuk do të ketë lidere gra, apo burra. Do të ketë thjesht liderë.”—Sheryl Sandberg, shkruan Dritare.net.

35) “Të drejtat e njeriut janë të drejta të grave dhe të drejtat e grave janë të drejta të njeriut, një herë e përgjithmonë.” —Hillary Clinton.

Tags: Madeleine AlbrightThënie
Postimi i mëparshëm

117 emoj të rinj priten të vijnë këtë vit

Postimi tjetër

Moti sot në Kosovë

Të ngjajshme Postime

Pse dushi me ujë të ftohtë nuk është zgjidhja e duhur gjatë vapës ekstreme
Këshilla

Pse dushi me ujë të ftohtë nuk është zgjidhja e duhur gjatë vapës ekstreme

29 July 2025
Bëhuni një prind i qetë dhe efektiv duke ndjekur këto 5 teknika
Këshilla

Bëhuni një prind i qetë dhe efektiv duke ndjekur këto 5 teknika

24 July 2025
SPF nuk mjafton, kremrat që funksionojnë dhe ata që nuk ia vlejnë fare të përdoren
Këshilla

SPF nuk mjafton, kremrat që funksionojnë dhe ata që nuk ia vlejnë fare të përdoren

22 July 2025
Nektarina apo pjeshkë?Ndryshimet dhe efektet shëndetësore të frutave të stinës
Këshilla

Nektarina apo pjeshkë?Ndryshimet dhe efektet shëndetësore të frutave të stinës

22 July 2025
Si të mbani mizat larg shtëpisë, metodat më të mira natyrale
Këshilla

Si të mbani mizat larg shtëpisë, metodat më të mira natyrale

21 July 2025
Nëse jeni mbi 40 vjeç, shmangni këto 3 ushqime
Këshilla

Nëse jeni mbi 40 vjeç, shmangni këto 3 ushqime

21 July 2025
Postimi tjetër
Moti sot në Kosovë

Moti sot në Kosovë

Lajmet e fundit

Niveli yt i inteligjencës mund të jetë arsyeja pse nuk arrin të gjesh dashurinë

Niveli yt i inteligjencës mund të jetë arsyeja pse nuk arrin të gjesh dashurinë

31 July 2025
Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

30 July 2025
E mira e përjetshme që mendohet të sjellë injektimi i qelizave staminale në gju

E mira e përjetshme që mendohet të sjellë injektimi i qelizave staminale në gju

30 July 2025
Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

30 July 2025
Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

30 July 2025
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

30 July 2025
“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

30 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu