Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka komentuar takimet e kandidatit për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes Albin Kurti me krerët e Listës Serbe për koalicion qeverisës.
“Kur mendon për karrigen e Kryeministrit dhe për veten e tij, Albin Kurti harron kërkim faljen nga Serbia, harron krimet serbe në Kosovë, harron kushtëzimet që duhet t’ia bëj Serbisë për të vazhduar dialogun. Që të bëhet kryeministër, ai pranon çdo kompromis, duke përfshirë pazarin me Gjuriqin dhe Listën Serbe të Vuçiqit”, ka shkruar Bytyçi në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë:
Kur mendon për karrigen e Kryeministrit dhe për veten e tij, Albin Kurti harron kërkim faljen nga Serbia, harron krimet serbe në Kosovë, harron kushtëzimet që duhet t’ia bëj Serbisë për të vazhduar dialogun. Që të bëhet kryeministër, ai pranon çdo kompromis, duke përfshirë pazarin me Gjuriqin dhe Listën Serbe të Vuçiqit.
Ky pra është Albin Kurti i vërtetë!
/InLajmi/