• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 21 May, 2025
  • Hyrje
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Seanca dëgjimore për termocentralin “Kosova e Re” pret formimin e qeverisë

J G nga J G
29 January 2020
në Kosovë
0 0
0
Seanca dëgjimore për termocentralin “Kosova e Re” pret formimin e qeverisë
3
SHPERNDARJE
13
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Është shtyrë për datën 30 prill, seanca dëgjimore në të cilën pritet që Qeveria e Kosovës të përballet me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë në Vjenë, lidhur me procedurat e zbatuara për projektin e ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”.

Në fund të vitit të kaluar, përmes një njoftimi publik, Sekretariati ka bërë të ditur se ka zbuluar disa masa të paligjshme në marrëveshjen komerciale të nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë amerikane “Contour Global”, andaj edhe ishte kërkuar kjo seancë dëgjimore.

Fillimisht, seanca ishte caktuar të mbahet më datën 17 janar të këtij viti, por për shkak të mosformimit të qeverisë se re, është kërkuar që seanca të shtyhet për datën 30 prill, thonë zyrtarë të Qeverisë në largim të Kosovës.

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë është mekanizëm mbikëqyrës për zbatimin e marrëveshjes për energji që është nënshkruar në Athinë, i quajtur Traktati i Komunitetit të Energjisë.

Zyrtarë të qeverisë në largim, të cilët janë nënshkrues të marrëveshjes me kompaninë amerikane “Contour Global”, thonë se nuk është zbatuar asnjë masë joligjore gjatë nënshkrimit të marrëveshjes. Përderisa përfaqësues të shoqërisë civile, theksojnë se Qeveria e Kosovës, nuk ka zbatuar ligjet në fuqi.

Ministri në largim i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tha se qeveria ka argumente që vërtetojnë se gjatë nënshkrimit të marrëveshjes nuk kishte shkelje të ligjeve.

“Ne kemi fakte, kemi analiza shumë të mira të bëra nga ekspertë të huaj lidhur me dyshimin për ofrimin e ndihmës shtetërore (kompanisë fituese), informata këto që i ka edhe Sekretariati i Komitetit të Energjisë. Mirëpo, prezenca e qeverisë është e nevojshme gjatë paraqitjes se këtyre fakteve dhe argumenteve që duhet të bëhen në Sekretariat”, tha Lluka.

Në bazë të marrëveshjes, Qeveria e Kosovës jep një garanci shtetërore për pakon financiare për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, por që si i tillë ky garancion kërkon 2/3 e votave të deputetëve të Kosovës.

Kontrata me “Contour Global” është nënshkruar nga Qeveria në largim e Kosovës. Por, kjo e fundit, sipas ministrit Lluka ka kërkuar të shtyhet afati i mbajtjes së seancës, pasi që aty, nënvizon ai, duhet të jetë qeveria e re dhe jo ajo në detyrë.

Përfaqësues të shoqërisë civile vazhdimisht e kanë cilësuar të dëmshme këtë kontratë. Dardan Abazi, hulumtues i lartë në Institutin për Politika Zhvillimore (INDP), shprehet se kontrata e nënshkruar në mes Qeverisë se Kosovës dhe kompanisë amerikane “Contour Global” është në kundërshtim të plotë me ligjet në Kosovë.

“Kontrata është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me legjislacionin vendor në fushën e ndihmës shtetërore si dhe atë të mbrojtjes së konkurrencës, pasi e vënë një kompani private në një pozicion jashtëzakonisht të favorshëm ndaj kompanive të tjera, për shkak të dispozitave të përcaktuara në kontratë, siç është garantimi i çmimit, garantimi i lëndës se parë dhe garantimi i blerjes së gjithë energjisë që prodhohet, etj”, tha Abazi për Radion Evropa e Lirë.

Në njoftimin e Sekretariatit thuhet se “pagesat për energjinë dhe disponueshmërinë mbi 20 vjet në bazë të marrëveshjes për blerjen e energjisë, shitjen dhe transferimin e vendit ku do të ndërtohet termocentrali, ishin nën vlerën e tregut”.

“Këto masa nuk janë njoftuar tek autoritetet si ndihmë shtetërore dhe për këtë arsye përbëjnë ndihmë të paligjshme shtetërore”, thekson Sekretariati.

Por, ministri Lluka thotë se në kohën kur është nënshkruar marrëveshja, Kosova nuk kishte institucione të krijuara për ndihmë shtetërore, konkretisht Komisionin parlamentar për ndihmë shtetërore.

“Komisioni për ndihmë shtetërore është aprovuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2019. Tash kemi një komision të tillë dhe normalisht që ne do të bashkëpunojmë më ta për të siguruar që edhe kjo gjë të kalojë përmes këtij komisioni parlamentar”, tha ai.

Në anën tjetër, Dardan Abazi pranon se në kohën e nënshkrimit nuk ka ekzistuar Komisioni për ndihmë shtetërore, por ka qenë në fuqi Ligji për ndihmë shtetërore.

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar në fund të vitit 2017 marrëveshjen komerciale me kompaninë amerikane “Contour Global”.

Ndërkaq, në muajin mars të vitit të kaluar, në Kuvendin e Kosovës, me shumicë votash janë votuar anëtarët e Komisionit për ndihmë shtetërore, komisioni ky që ushtron detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara me Ligjin për ndihmë shtetërore.

Projekti i termocentralit “Kosova e Re” ka filluar për më gjatë se një dekadë, por që ende nuk ka filluar së ndërtuari. Realizimi i këtij projekti energjetik me kapacitet 500 megavatë, do të kushtojë 1.3 miliard euro.

Përfaqësues të shoqërisë civile vazhdimisht kanë kërkuar që të ndërpritet ky projekt, kurse kritikat janë shpeshtuar nga viti 2018, kur Banka Botërore, ka deklaruar se nuk do ta mbështesë ndërtimin e një termocentrali të ri me thëngjill.

Tags: ‘Kosova e Re’KosovaqeveriaTC
Postimi i mëparshëm

Ky ishte plani familjar që kishin Kobe dhe Vanessa

Postimi tjetër

Tërmet LIVE, ja si reaguan moderatoret shqiptare në studio

Të ngjajshme Postime

Aktakuzë ndaj të pandehurit për grisjen e Kuranit në Prizren, propozohet edhe trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri
Kosovë

Aktakuzë ndaj të pandehurit për grisjen e Kuranit në Prizren, propozohet edhe trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri

20 May 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe vranësira lokale dhe me rritje të temperaturave

20 May 2025
Hekuran Murati njofton për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës kur e takon
Kosovë

Hekuran Murati njofton për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës kur e takon

19 May 2025
KOMF kërkon hetim të shpejtë për foshnjën që u gjet pranë një deponie në Prishtinë
Kosovë

KOMF kërkon hetim të shpejtë për foshnjën që u gjet pranë një deponie në Prishtinë

19 May 2025
Policia me aksion në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë
Kosovë

Policia me aksion në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19 May 2025
E shtunja me mot destabilizues, në disa vise parashihet bubullimë, shi dhe stuhi
Kosovë

Mot i paqëndrueshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira

19 May 2025
Postimi tjetër
Tërmet LIVE, ja si reaguan moderatoret shqiptare në studio

Tërmet LIVE, ja si reaguan moderatoret shqiptare në studio

Lajmet e fundit

T’i besosh dikujt që sapo e ke njohur

T’i besosh dikujt që sapo e ke njohur

21 May 2025
Si u bë Erdogani i Turqisë një nga njerëzit më të fuqishëm në botë – dhe një aleat i Trumpit?

Si u bë Erdogani i Turqisë një nga njerëzit më të fuqishëm në botë – dhe një aleat i Trumpit?

21 May 2025
Rama: “Mafia e bërllokut” po vepron në Prishtinë

Rama: “Mafia e bërllokut” po vepron në Prishtinë

21 May 2025
Sorensen takon njerëzit e kancelarit Merz: Diskutuam për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë

Sorensen takon njerëzit e kancelarit Merz: Diskutuam për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë

21 May 2025
Rama për televizionin austriak: Tri planet e qeverisë së re – BE, BE dhe BE

Rama për televizionin austriak: Tri planet e qeverisë së re – BE, BE dhe BE

20 May 2025
Alarm për bombë në Durrës, policia rrethon zonën

Alarm për bombë në Durrës, policia rrethon zonën

20 May 2025
Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20 May 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Mirëse u ktheve!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Hapni një llogari të re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu