Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka marrë vendim që t’u ndahen nga 15 mijë euro familjes së policit të vrarë, Sami Thaqi dhe nga 10 mijë euro dy policëve të plagosur nga rasti i mbrëmshëm në Zhur.
Haradinaj po ashtu ka marrë vendim që të gjitha familjeve të policëve të rënë në detyrë t’ua jep një shumë prej 300 eurosh çdo muaj krahas 70 për qindëshit të pagës së policëve, shkruan InLajmi.
Kët shuma do të ndahen nga kategoria e subvencioneve.
Haradinaj më herët ka vizituar policin e plagosur Artur Mrasori, cili kihste thënë se gjatë qeverisjes së tij i është kushtuar kujdes i veçantë Policisë së Kosovës, kërkoi që qeveria e re të kalojë ligji për sigurimin shëndetësor të policëve.
“Ligjet janë në proces se s’mund t’i çojmë në Parlament pasi jemi në pritje të qeverisë. Gjatë këtyre dy viteve kemi qenë më afër policisë me buxhet dhe përkrahje”./InLajmi/