Gjendja e policit, Artur Mrasori është stabile, megjithëse i lënduar rëndë në pjesën e qafës dhe tek sytë.
Sipas burimeve të ai pritet që gjatë ditës së nesërme të dërgohet për trajtim jshtë Kosovës. Vendimin pritet ta marrë Konsiliumi i mjekëve të QKUK-së.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i këtij institucioni, Basri Sejdiu.
“Është bërë kërkesa për Fondin për trajtim jashtë institucioneve publike. Në rast se kërkohet trajtim me specifik kërkesa është bërë që të dërgohet për trajtim jashtë vendi”, ka thënë Sejdiu.
Polici Mrasori ka lëndim të rëndë, sidomos në syrin e djathtë, shkruan Koha.net.
Një polic vdiq e dy të tjerë u lënduan si pasojë e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Zhur të Prizrenit, të martën mbrëma teksa kryenin bastisje në një rast për narkotikë. I lënduar ka mbetur edhe një fëmijë i të dyshuarit, që është arrestuar nga Policia e Kosovës.