Suksesi i artistëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare është çdo ditë e më i madh.
Janë disa emra shqiptarë që kanë depërtuar në tregun e huaj dhe këngët e tyre pëlqehen shumë nga publiku atje.
Së fundi, Offizielle Deutsche Charts (Listat zyrtare gjermane) publikoi listën me 100 këngët më të dëgjuara.
Në këtë listë vërehet se janë tre shqiptarë që hyjnë në top 10, madje njëra prej tyre kryeson këtë listë.
Bëhet fjalë për Loredana Zefin, e cila është e para në këtë tabelë me këngën “Kein Wort” në bashkëpunim me Juju.
Ndërsa, i katërti në këtë tabelë është Dardan me projektin “Roller”. Pjesë e tabelës është edhe DJ Regard me projektin “Ride It”.