Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se sot ka pranuar urimet për festat e fundvitit nga shteti i Çekisë, Finlandë, Malit të Zi, Emirateve të Bashkuara Arabe, Belgjikës, Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë.
Haradinaj përmrs një postimi në rrjetin social Facebook tregoi se është jashtëzakonisht i nderuar për këto urime.
“I nderuar jashtëzakonisht që të pranoj urime për festat e fundvitit nga kryeministri i Republikës Çeke, Andrej Babis, kryeministri dhe zëvendëspresidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammad Bin Rashid Al Maktoum, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, kryeministrja e Belgjikës, Sophie Wilmes, ish- kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev si dhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç. Ndjenjë e veçantë që këto vende mike po i fuqizojnë edhe më shumë marrëdhëniet bilaterale me Kosovën, po e mbështesin perspektivën e vendit, me synimin e përbashkët në tejkalimin e sfidave që na përcjellin në të ardhmen. Faleminderit për urimet”, ka shkruar Haradinaj. /InLajmi/