Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka deklaruar se do të qëndrojë në SHBA për Lutjet e Mëngjesit, i cili ka bërë të ditur se do të ketë edhe disa takime.
“Sa më shumë prej Kosovës me shku në Amerikë, sa më shpesh, kësaj here shkoj edhe për Lutjet e Mëngjesit, por e kam edhe një agjendë tjetër. Për agjendë nuk e kam definitive, ka një agjendë është bukur e ngjeshur me takime. Temat i kemi të qarta, Kosova dhe Amerika kanë marrëdhënie të interesit të lartë me qëllim çdo herë me i pri proceseve me qenë në tema në kohë. Janë zhvillime të brendshme, bilaterale, rajonale, globale të gjitha ato si kryetar qeverie në detyrë me kolegë që mund të vijnë të qeverisë të gjithë tjetrit, shkojnë me forcu atë lidhje”, tha kryeministri në detyrë pas mbledhjes së Qeverisë në detyrë, shkruan InLajmi.
Haradinaj ka deklaruar nëse ndodh të ketë takime që janë kundër interesit të Kosovës, ai do të vazhdojë t’i kundërshtojë.
“Në Amerikë e dinë qëndrimin tem, bindjet e mija, shkoj me i avancu ato, por jo për mu, po për kryeministrin që vjen, për qeverinë për vendin. Nuk është mirë kur kemi mendime të ndryshme për tema, është mirë kur Kosova është aty ku ruhet interesi edhe i territorit edhe i kufijve edhe më shumë. Për mu asnjëherë s’ka qenë kënaqësi me ndodhë një takim, ku ta zamë duhet me shpjegu tema që janë kundër interesit tonë, duhet me i kundërshtu ato tema, nëse ndodhem në situata të ngjashme është detyra ime duhet ta bëjë prap”, deklaroi kryeministri në detyrë./InLajmi/