Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj përmes një postimi në Facebook e ka vlerësuar si lajm të mirë për diplomacinë e Shqipërisë dhe shqiptarët që jetojnë në Greqi ratifikimin e marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve, shkruan InLajmi.
“Parlamenti grek tashmë ka ratifikuar marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo marrëveshje lehtëson lëvizjen e shtetasëve grekë dhe shqiptarë, si dhe kursen kohën e tyre të vyer nga procedurat e zgjatura dhe paratë e shumta për paisjen me leje drejtimi!”
“Ratifikimi i kësaj marrëveshje është në frymën e përpjekjeve të diplomacisë shqiptare për të ndërlidhur objektivat madhorë të politikës së jashtme me çështjet ditore të shqiptarëve”, shkruan ai./InLajmi/