Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, njëherit edhe përfaqësues i Bashkimit Evropian për ish-Jugosllavinë ka goditur ashpër presidentin amerikan për marrëveshjet e fundit të arritura mes Kosovës dhe Serbisë, atë për linjën ajrore dhe atë hekurudhore që pritet të finalizohet në ditët në vijim.
Bildt përmes një postimi në Twitter, është shprehur shumë i sigurtë se një marrëveshje të tillë, do ta donte edhe ish-diktatori jugosllav, Slobodan Millosheviq.
Arsyet e kësaj deklarate, siç pretendon Bildt është fakti që forcat serbe të sigurisë kanë gjithçka në kontroll, përfshirë kufijtë, hapësirën ajrore, hapësiren digjitale dhe tregtinë, shkruan lajmi.net.
Madje, sipas Bildt, në gjithë këtë histori kosovarët kanë të drejta shumë të limituara.
Postimi i plotë i tij në Twitter:
Jam përfundimisht i sigurt që Millosheviqi do të kishte dashur të njëjtën zgjidhje që Trump i ka bërë Kosovës. Forcat e sigurisë serbe të kenë nën kontroll gjithçka. Kufijtë. Hapësirën ajrore. Hapësirën dixhitale. Tregtinë. Asnjë makineri e rëndë e armëve nuk lejohet. Dhe natyrisht, disa të drejta të kufizuara për kosovarët.