Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmë në Durrës. Një burrë ka rënë nga objekti në ndërtim, duke gjetur vdekjen.
‘Abc News’ raporton se viktima rezulton të jetë roje i një pallati në ndërtim.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Currilave. Dyshohet se i ndjeri, Thoma Ruçi , 60 vjeç ka rënë nga kati i 6-të, pasi është trembur nga termeti.
Siç thanë burimet, trupi i pajetë është gjetur tek gropa e ashensorit.