Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ngushëllon familjen Thaqi pas vdekjes tragjike të Sami Thaçit, polici i cili humbi jetën në vend të punës.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për rënien në krye të detyrës të policit Sami Thaqi. Familjes Thaqi dhe gjithë kolegëve të tij u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Policëve të tjerë të lënduar ju uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Hashim Thaci në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë:
Me dhimbje të thellë mora lajmin për rënien në krye të detyrës të policit Sami Thaqi. Familjes Thaqi dhe gjithë kolegëve të tij u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Policëve të tjerë të lënduar ju uroj shërim sa më të shpejtë.
Po ashtu, nga organet e rendit dhe drejtësisë kërkoj angazhim maksimal, që shkaktarët të vihen sa më shpejtë para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Lavdi jetës dhe veprës së policit Sami Thaqi! HTH /InLajmi/
