Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale i Republikës së Kosovës, Skender Reçica me ftesë nga Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit po merr pjesë në konferencën me temë “Punësimi, hijet gri në Ballkanin Perëndimor” mbajtur në Sarajevë, shkruan InLajmi.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se kjo konferencë që po bënë bashkë ministra dhe zyrtarë nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë konferencës Reçica ka paraqitur gjendjen aktuale me të cilën po ballafaqohet Kosova, me papunësi të madhe, informalitetin në punë, si dhe masat të cilat janë ndërmarrë për ti adresuar këto çështje.
Gjithashtu ai theksoi se Kosova ka nevojë për hapjen e më shumë vendeve të reja të punës me qëllim të stabilitetit të tregut të punës dhe gjithashtu të mbikëqyr mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe sigurisë dhe shëndetit në punë./InLajmi
