Klubi spanjoll Barcelona kryeson listën e “ligës së parave” të organizatës Deloitte, me të ardhura prej të paktën 840 milionë euro gjatë sezonit futbollistik 2018-2019.
Sipas raportit të sivjemë vjetor të organizatës Deloitte, e cila përpilon listën e 20 klubeve me të ardhurat më të larta, Barcelona e udhëhequr nga ylli argjentinas Lionel Messi ishte klubi futbollistik që kryeson listën me 840 milionë euro.
Kështu, Barcelona u bë klubi i parë me të ardhura prej më shumë se 800 milionë euro.
Rivalët e tyre nga Spanja, Real Madridi, vitin e kaluar ishin të parët me 750,9 milionë euro. Sivjet “madrilenët” janë të dytët në listë me të ardhura prej 757,3 milionë euro, ndërsa në vendin e tretë është Manchester United me 711,5 milionë euro.
Fituesi i Ligës së Kampionëve, Liverpooli, është në vendin e shtatë në listë, me të ardhura prej 604,7 milionë euro, raporton AA.
Klubet nga Premier Liga angleze dominojnë në listën e sivjeme, pasi nga 20 klube, 8 vijnë nga Anglia, edhe atë: Manchester United-i, Manchester City, Liverpooli, Tottenham Hotspuri, Chelsea, Arsenali, West Ham United-i dhe Evertoni.
– Lista me top 20 klubet me të ardhurat më të larta
Klubi | Të ardhurat për sezonin 2018-2019 (milionë euro) |
1- Barcelona | 840.8 |
2- Real Madrid | 757.3 |
3- Manchester United | 711.5 |
4- Bayern Mynih | 660.1 |
5- Paris Saint-Germain | 635.9 |
6- Manchester City | 610.6 |
7- Liverpool | 604.7 |
8- Tottenham Hotspur | 521.1 |
9- Chelsea | 513.1 |
10- Juventus | 459.7 |
11- Arsenal | 445.6 |
12- Borussia Dortmund | 377.1 |
13- Atletico Madrid | 367.6 |
14- Inter Milan | 364.6 |
15- Schalke 04 | 324.8 |
16- Roma | 231 |
17- Olympique Lyon | 220.8 |
18- West Ham United | 216.4 |
19- Everton | 213 |
20- Napoli | 207.4 |