Gani Mehmetaj, shkrimtari dhe publicisti i njohur shqiptar, është kërcënuar me armë zjarri në shtëpinë e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë shkrimtari përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ku ka shprehur shqetësimin e tij rreth këtij kërcënimi.
“Paralajmërimin (kërcënues) e mora!
Miq e dashamirë. Javën e kaluar me gjuajtën me armë zjarri në shtëpinë time, në dhomën e fjetjes. Predha e theu qelqin e parë, por u ndal në parvazin e dritares, në pjesën e aluminit, që ia ndryshoi drejtimin.
Erdhi policia, erdhën edhe hetuesit, maten e çmatën dhe shkuan. E morën predhën e armës që ta analizojnë në laborator. Policia shikimin e bënë të shtunën, por që nga ajo ditë nuk u dukën më.
Paralajmërimin kërcënues e mora, por tekstet që u nuk i pëlqeu dikush nuk i tërheq dot, sepse i pushtuan portalet shqipe si asnjëherë më parë.
Përmes miqve e lajmërova Ambasadën amerikane. Miqtë tjerë më lajmëruan me telefon se e kanë takuar e lajmëruar edhe OSBE e institucionet e Kosovës” , ka shkruar Gani Mehmetaj. /InLajmi/