Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka mirëpritur angazhimin e kancelares gjermane Angela Merkel për hapjen e negociatave të anëtarësimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, shkruan InLajmi.
“Zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut me rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme, janë harta më e sigurt e rrugës europiane të Shqipërisë!”, shkruan Meta në Facebook.
Kreu i shtetit shqiptar ka shpërndarë edhe fotografinë e takimit të sotëm në Berlin mes kryeministrit shqipar, Edi Rama dhe kancelares Angela Merkel.
Merkel në takim i tha Ramës se do të punojë fort që në mars të arrihen rezultate konkrete për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian./InLajmi/