Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri përmes një postimi në Facebook ka thënë se marrëveshja duhet të arrihet sa më shpejt dhe se nuk është e arsyeshme që Konjufca të heq dorë nga posti, shkruan InLajmi.
Ai ka thënë se LDK-ja për të mirën e vete duhet që të pranoj ofertën e VV-së.
Postimi i plotë:
Marrëveshje e koalicionit për bashkëqeverisje nuk bën të vonohet më shumë, por të nënshkruhet sa më shpejt, sepse mjaftë është humbur kohë.
Pas votimit nga 75 deputetë, LDK-ja duhet ta kuptoj se kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca nuk është e arsyeshme të dorëhiqet dhe kjo nuk do të ndodh.
Pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme të ofertave të Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-ja për të mirën e vet dhe për hir të një qeverisje progresive dhe reformatore duhet ta pranoj ofertën e fundit të VV-së. /InLajmi/