Kryetari i komunësn së Prishtinë, Shpend Ahmeti theksoi se investimi në arsim cilësor përfshin edhe investimet në përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe krijimin e ambientit të përshtatshëm për vijimin e mësimit, shkruan InLajmi.
Përmes një postimi në Facebook Ahmeti tregoi se sistemi i ngrohjes, tashmë, në një pjesë të madhe të shkollave të Prishtinës është me pelet dhe kjo jo vetëm që ndihmon mbrojtjen e ambientit por është më efikas dhe më pak i kushtueshëm.
Postimi i plotë i tij:
Investimi në arsim cilësor përfshin edhe investimet në përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe krijimin e ambientit të përshtatshëm për vijimin e mësimit.
Sistemi i ngrohjes, tashmë, në një pjesë të madhe të shkollave të Prishtinës është me pelet dhe kjo jo vetëm që ndihmon mbrojtjen e ambientit por është më efikas dhe më pak i kushtueshëm
Poashtu, të gjitha kabinetet e shkollave janë furnizuar me pajisje adekuate dhe kjo do të ndihmojë që nxënësit e Prishtinës të mësojnë përmes praktikës.
Bashkë me Drejtoreshën e Arsimit, Shpresa Shala sot vizituam shkollat “Hilmi Rakovica” e “Mehmet Gjevori”, dy prej shkollave ku është investuar./InLajmi