Virusi që ka shkaktuar derimë tani 54 viktima në Kinë, vijon që të jetë shqetësim në shumë vende të botës, për shkak të frikës së përhapjes së tij.
Në videon e mëposhtme, shihet momenti tronditës, sesi një person i prekur nga ky virus ka ethe të shumta, dhe përpëlitet në krevatin e spitalit.
Në pamjet 15 sekondëshe, që po qarkullojnë në Twitter, një grua mund të shihet duke mbajtur kokën e një pacienteje e cila është fshehur nën një batanije.
Të tjerët që mbajnë maska mbrojtëse mund të shihen duke parë me tmerr ndërsa personi i padukshëm dridhet nga koka te këmbët.
Mësohet se vendasve në Wuhan u është thënë se duhet të presin për disa ditë, në mënyrë që t’iu bëhen analizat nëse janë të prekur nga ky virus.

Rrugët e qytetit me 11 milionë njerëz janë shkretuar, ndërsa shumë njerëz raportohet të kenë kaluar në gjendje paniku, si pasojë e pritjes së gjatë për të ditur fatin e tyre.
Lajmi tronditës vjen nga ata që kanë mbetur të bllokuar në qytetin e shkatërruar ku rrugët janë boshatisur nga njerëzit.
Një banore, 36 vjeç, tha se ajo e kishte kaluar javën që shkoi duke marrë burrin e saj të sëmurë nga një spital në një tjetër në një përpjekje të dëshpëruar për ti bërë atij testin e virusit.
“Nuk e di nëse do të jetojmë të dy për të parë vitin e ri”, shprehej ajo.
Më parë presidenti i Kinës paralajmëroi për një “situatë të rëndë”, pasi ai zbuloi se virusi vrasës tani “po përshpejtonte shpejtësinë e tij të përhapjes”.
Xi Jinping zhvilloi një takim të veçantë qeveritar për të diskutuar përhapjen e virusit që tashmë ka vrarë 54 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 1.600 globalisht.
https://youtu.be/nm-EkeaC6ac