• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 24 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Tërheqjen e njohjes së Kosovës si shtet e kanë bërë 15 vende, shkaku i presionit të Serbisë

J G nga J G
26 January 2020
në Kosovë
0 0
0
Tërheqjen e njohjes së Kosovës si shtet e kanë bërë 15 vende, shkaku i presionit të Serbisë
3
SHPERNDARJE
26
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Profesori i Universitetit të New York-ut, Alon Ben-Meir tha se Serbia duhet të pranojë faktin që Kosova është e pavarur, dhe gjithashtu, Kosova të heqë taksën ndaj mallrave serbe.

Meir një studiues në Qendrën për Çështje Globale në New York, tha se Serbia duhet të arrijë një përfundim të thjeshtë, bazë “Kosova është një fakt i jetës, është një vend i pavarur”.

“E kanë njohur afro 100 vende. Rreth 15 vende e kanë tërhequr njohjen, për shkak të presionit të Serbisë. Serbia duhet t’i japë fund kësaj fushate. Nga ana tjetër Kosova duhet të heqë tarifën 100 për qind ndaj importeve të Serbisë. Rifillimi i fluturimeve që u realizua me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, është një fillim i mbarë. Ky është këndvështrimi që duhet të ketë Kosova”, tha Meir.

Ai gjithashtu tha se të dyja palët duhet t’i ndërmarrin këto hapa, duke e njohur realitetin.

“Janë fqinjë, duhet të marrin e japin me njëri-tjetrin. Duhet ta pranojnë se disa realitete në terren që ata nuk mund t’i ndryshojnë. Dhe kur të arrijnë në atë pikë, veçanërisht Serbia, mendoj se do të ketë përparim”, tha tutje Meir.

Meir ka folur edhe për faktin se Kosova po përjeton edhe një ngecje politike, pasi nuk ka ende një marrëveshje për qeverinë.

“Mendoj se është diçka e keqe. Populli votoi për atë që donte, që kërkonte: një qeveri të pastër, që do t’i bënte gjërat ndryshe. Dhe kanë kaluar tre-katër muaj dhe nuk ka ende qeveri. Është thjesht e papranueshme. Duhet të vendosin se çfarë duhet të bëjnë. Dhe diskutimet mes dy palëve nuk janë as për politika, janë më shumë për çështje personaliteti dhe është për të ardhur keq. Duhet t’i lënë mënjanë mosmarrëveshjet personale. Mendoj se populli i Kosovës do që të shohë që t’i jepet fund këtij bllokimi, sepse duan të vazhdojnë jetën e tyre, duan një qeveri funksionale, një qeveri të pastër dhe është e drejta e qytetarëve që ta kërkojnë një gjë të tillë dhe nëse nuk e arrijnë këtë, duhet të shpallin zgjedhje të reja”, tha tutje Meir.

Alon Ben-Meir tha se mendon se është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë angazhimin e tyre, i tha Zërit të Amerikës.

“Nuk dua të nënvlerësoj atë që po bën BE-ja, madje duhet të bëjë më shumë se Shtetet e Bashkuara, por përpjekjet amerikane janë të rëndësishme. Ata e shohin Amerikën si fuqinë më të madhe dhe kanë më shumë afërsi me të, edhe sesa me Evropën. Amerika duhet të vazhdojë të luajë këtë rol për të çuar përpara interesat e saj, si edhe marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Ballkanit në tërësi nga perspektiva e sigurisë”, përfundoi Meir.

Tags: Alon Ben-MeirKosovaQendrën për Çështje GlobaleSerbia
Postimi i mëparshëm

Mrekulli, nxirret nga rrënojat vogëlushja e gjallë pas 24 orësh në Turqi

Postimi tjetër

Mos i kafshoni thonjtë mund t'iu kushtojë me jetë

Të ngjajshme Postime

Pritje në pikat kufitare, kolona deri në 900 metra
Kosovë

Pritje në pikat kufitare, kolona deri në 900 metra

23 July 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”
Kosovë

Vazhdon vapa e fortë verore, por mund të ketë ulje të lehta të temperaturave

23 July 2025
Ardhja e mërgimtarëve, ja sa është pritja në pikat kufitare
Kosovë

Ardhja e mërgimtarëve, ja sa është pritja në pikat kufitare

22 July 2025
Vdekja e 2 punëtorëve në Gjakovë, Prokuroria kërkon paraburgim për 2 të dyshuarit
Kosovë

Vdekja e 2 punëtorëve në Gjakovë, Prokuroria kërkon paraburgim për 2 të dyshuarit

22 July 2025
Pas 30 korrikut, KEK ndal furnizimin me energji për të gjithë konsumatorët që s’kanë gjetur furnizues në treg të hapur
Kosovë

Pas 30 korrikut, KEK ndal furnizimin me energji për të gjithë konsumatorët që s’kanë gjetur furnizues në treg të hapur

22 July 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe dhe me vapë të fortë verore

22 July 2025
Postimi tjetër
Mos i kafshoni thonjtë mund t’iu kushtojë me jetë

Mos i kafshoni thonjtë mund t'iu kushtojë me jetë

Lajmet e fundit

​Ismaili zotohet për një Prishtinë moderne: Nënkalim, shesh i ri dhe më pak vetura në qendër

​Ismaili zotohet për një Prishtinë moderne: Nënkalim, shesh i ri dhe më pak vetura në qendër

23 July 2025
“The Devil Wears Prada 2” po vjen! Fotot nga sheshxhirimi i filmit bëhen virale

“The Devil Wears Prada 2” po vjen! Fotot nga sheshxhirimi i filmit bëhen virale

23 July 2025
Radhë kilometërshe në kufirin Shqipëri–Kosovë

Radhë kilometërshe në kufirin Shqipëri–Kosovë

23 July 2025
BE i jep dritën e gjelbër Shqipërisë për hapjen e Grupkapitullit të fundit

BE i jep dritën e gjelbër Shqipërisë për hapjen e Grupkapitullit të fundit

23 July 2025
Për vajzat me baluke: 6 modele që do t’ju shpëtojnë gjatë vapës

Për vajzat me baluke: 6 modele që do t’ju shpëtojnë gjatë vapës

23 July 2025
Logopedi: Mos i jepni fëmijës shumë lodra në të njëjtën kohë, ja arsyeja

Logopedi: Mos i jepni fëmijës shumë lodra në të njëjtën kohë, ja arsyeja

23 July 2025
Zemaj: Po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar!

Zemaj: Po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar!

23 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu