Partia Socialdemokrate konsideron se dialogu me Serbinë po shkon drejt rrugës së gabuar.
Për marrëveshjen e cila është arritur mes Kosovës dhe Serbisë për linjën hekurudhore, sipas PSD-së është proces është i mbyllur, kurse qytetarët po vendosen para aktit të kryer.
Në njoftim thuhet se linja ajrore Prishtinë- Beograd e desubjektivoi Kosovën sepse baza juridike e Marrëveshjes është Rezoluta 1244, derisa shtojnë se mënyra e njëjtë vështirë se prodhon rezultate të ndryshme.
“Marrëveshja e re u paralajmërua nga deklarata për shtyp e vizitës së ambasadorit amerikan Grenell në Beograd. Kjo deklaratë zbuloi edhe diçka: se krerët në pushtet e të opozitës kanë dhënë pëlqim për marrëveshjet e arritura pavarësisht përmbajtjes e pa i parë mirë ato. I pyetur nga Koha Ditore ambasadori Grenell ka thënë: ‘për marrëveshjen në fjalë e ka pëlqimin edhe nga qeveria në detyrë, por edhe nga partitë politike që po negociojnë për koalicionin qeverisës’”, thuhet në njoftim.
Ata thonë se marrëveshjet e arritura nga ky proces janë të dëmshme sepse secila marrëveshje mbi fushën konkrete që nuk paraprihet nga marrëveshja politike e njohjes reciproke cenon subjektivitetin politik të Republikës së Kosovës./InLajmi/