Aktivisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Selatin Ademi ka ndërruar jetë.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në Facebook nga kjo parti politike.
“Ju njoftojmë se sot, pas një sëmundje të rëndë, ka ndrruar jetë bashkëveprimtari ynë, Selatin Ademi.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot, më 26.01.2020, në orën 14 e 30, në varrezat e qytetit të Prishtinës.
Kryesia e Degës së Dytë të LDK-së, të gjitha strukturat e saj, shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Ademi dhe gjithë miqve të Selit, një aktivistit të devotshëm e të sinqertë të Degës së Dytë të LDK-së”, thuhet në njoftim./InLajmi/