• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 2 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Enciklopedi Kalendari historik

26 janari ndër vite

J G nga J G
26 January 2020
në Kalendari historik
0 0
0
26 janari ndër vite
2
SHPERNDARJE
36
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

26 Janari është dita e 26 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 339 ditë.

1784 – Benjamin Franklin shpreh pakënaqësi lidhur me përzgjedhjen e shqiponjës si simbol të Amerikës. “Për Amerikën, Gjeldeti do të ishte më simbolik”, i shkruan ai nga Parisi vajzës së tij në Filadelfia. Më parë, Franklini kishte sugjeruar simbole të tjera të tilla si, gjarpërin e shtëpisë (i fuqishëm dhe i drejtë) ose Moisiun dhe Faraonin (lëre popullin tim të shkojë). Por komisioni për caktimin e stemës zyrtare morri në shqyrtim tre lloj shpendësh; gjeldetin, pëllumbin, feniksin në flakë, si dhe shqiponjën me dy koka; dhe përfundimisht zgjodhi shqiponjën me kokë të bardhë (bald eagle), shpend i Amerikës së veriut.

1905 – Diamanti më i madh në botë me peshë 3,106.75 carats (0,621350 kg), u gjetur në një minierë afër Pretorias në Afrikën e Jugut. Më pas diamanti u pre në 106 diamantë më të vegjël.

1910 – Në Paris, lumi Seine fryhet tre here më shumë se niveli i zakonshëm; ujrat rrezikojnë galerinë e skulpturave të Muzeut të Luvrit, ku ndodhet edhe skulptura Afërdita e Milos ose Venus de Milo. E krijuar 130 dhe 100 pes, skultpura tregon perëndeshën e dashurisë dhe bukurisë, Afërditë ose Venus sipas romakëve. Venus de Milo është skulpturë mermeri, e lartë 203 cm, e dëmtuar gjatë gërmimit arkeologjik për nxjerrjen e saj, duke mbetur pa krahë. Afërdita e Milos u zbulua më 8 prill 1820 nga një fshatar grek në rrënojat e lashta të qytetit Milos, fshati aktual Tripiti, në ishullin e Milos ose Melos, në detin Egje, atëhere pjesë e perandorisë osmane. Skulptura aktualisht është në shfaqje të përhershëm në Muzeun e Luvrit në Paris.

1924 – Qyteti Shën Petersburg, Rusi, riemërtohet Leningrad. Gjatë Luftës së Parë Botërore, qeveria cariste e quajti qytetin Petrograd, ose “Qyteti i Pjetrit”, për të hequr fjalët gjermane “Sankt” dhe “Burg”. Qyteti ka mbi 230 vende që lidhen me jetën dhe aktivitetet e Leninit. Disa prej tyre janë kthyer në muze. duke përfshirë kryqëzorin Aurora – simbol i Revolucionit të Tetorit – anija më e vjetër e marinës ruse. Më 1991, njëkohësisht me zgjedhjet e para presidenciale ruse, autoritetet e qytetit organizuan edhe një referendum për ndryshimin e emrit të qytetit. 66 % e votave shkoi për emrin Shën Petersburg.

1938 – Gazetat e Budapestit njoftojnë se Kontesha Geraldine Apponyi pritet të fejohet me Mbretin e Shqiptarëve, Ahmet Zogu, 43 vjeçar. Të nesërmen, oborri mbretëror shqiptar e konfirmoi këtë lajm. Kontesha 22 vjeçare, bija e kontit të ndjerë Gyula Apponyi, ish-oficer hungarez dhe e Virginia Stewart, bija e një diplomati amerikan, ishte katolike dhe punonte në Muzeun Kombëtar të Budapestit kundrejt një pagese të vogël. Lajmi botohet pasi Zogu dhe Geraldinë e kishin pëlqyer njeri-tjetrin. Geraldine ishte takuar me Mbretin Zog në dhjetor 1937, me ndërmjetësimin e motrës së monarkut. Geraldine shkoi në Shqipëri dhe brenda disa ditësh çifti u fejua. E njohur si Trëndafili i Bardhë i Hungarisë, në prag të marteses, Geraldine u ngrit në statusin mbretëror si Princesha Geraldinë e Shqipërisë. Ajo u bë mbretëreshë e shqiptarëve dhe deri në fund ndau fatin e të shoqit, në ditë të mira a të vështira. Pas vdekjes së Zogut, Geraldine preferoi të njihej si Nëna Mbretëreshë. Në qershor 2002, ajo kthye nga Afrika e Jugut për të jetuar në Shqipëri, ku edhe vdiq më 22 tetor 2002.

1939 – Lufta Civile spanjolle – Ofensiva e Katalonias: Trupat nacionaliste të gjeneralit Francisko Franko, të ndihmuar nga Italia, marrin Barcelonen.

1950 – India shpall pavarësi.
1952 – U themelua në Bruksel Këshilli i Kooperimit Doganor (sot Organizata Botërore e Doganave).

1961 – SHBA, Presidenti John F. Kennedy emëron Janet G. Travell si mjeken e tij; është hera e parë një grua mban postin e Mjekut të Presidentit të SHBA-së. Travell (1901 – 1997 ) mbeti aktive në fushën e mjekësisë deri në fund, duke shkruar, dhënë leksione, dhe duke marrë pjesë në konferenca shkencore.
1962 – Programi Ranger: Ranger 3 lëshohet për të studiuar hënën. Sonda hapsinore shmangu hënën për 34,000 km.
1965 – Gjuha hindi u bë gjuha zyrtare e Indisë.
1992 – Boris Yeltsin lajmëron që Rusia do të heq nga shënjestra e armëve nukleare qytetet e Shteteve të Bashkuara.
2001 – Një tërmet godet në Gujarat, Indi, duke shkaktuar më shumë se 20,000 të vdekur.
2006 – Kompania Western Union ndërpreu shërbimet e dërgimit të telegramëve.

Lindje

1781 – Ludwig Achim von Arnim, shkrimtar gjerman
1891 – Frank Costello, mafioz italo-amerikan (v. 1973)
1918 – Nicolae Ceauşescu, politikan rumun (v. 1989)
1925 – Paul Newman, aktor amerikan
1928 – Roger Vadim, regjisor francez
1947 – Michel Sardou, shansonjer francez
1950 – Jörg Haider, politikan austiak
1953 – Anders Fogh Rasmussen, politikan danez
1955 – Eddie Van Halen, kitarist holandez
1958 – Anita Baker, xhez-këgëtare amerikane
1963 – Andrew Ridgeley, muzikant anglez (Wham!)
1976 – Willie Adler, kitarist amerikan (Lamb of God)
1986 – Matt Heafy, muzikant amerikan (Trivium)
1990 – Sergio Pérez, pilot garash i Formula 1

VdekjeRedakto

1823 – Edward Jenner, mjek anglez

Festa dhe përvjetoreRedakto

Australia – Festa e Australisë
India – Dita i republikës

Tags: Dita i republikësEddie Van HalenFesta e AustralisëSergio Pérez
Postimi i mëparshëm

E diela me vranësira dhe shi

Postimi tjetër

Oriz me perime

Të ngjajshme Postime

Çfarë ka ndodhur më 6 prill ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 29 maj ndër vite?

29 May 2025
Çfarë ka ndodhur më 9 prill ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 28 maj ndër vite?

28 May 2025
Çfarë ka ndodhur më 11 prill ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 27 maj ndër vite?!

27 May 2025
Çfarë ka ndodhur më 20 prill ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 26 maj ndër vite?

26 May 2025
Çfarë ka ndodhur më 20 prill ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 24 maj ndër vite?

24 May 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 23 maj ndër vite?!

23 May 2025
Postimi tjetër
Oriz me perime

Oriz me perime

Lajmet e fundit

Kek me kajsi të freskëta – Butësi dhe ëmbëlsi perfekte

Kek me kajsi të freskëta – Butësi dhe ëmbëlsi perfekte

2 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell, temperatura maksimale mund të arrijë deri në 30 gradë celsius

2 June 2025
Dashuria e vërtetë mbart këto cilësi…

Dashuria e vërtetë mbart këto cilësi…

2 June 2025
Moskës i është shkaktuar dëm prej 7 miliardë dollarësh – Zelensky jep detaje rreth sulmit ndaj bazave ajrore ruse

Moskës i është shkaktuar dëm prej 7 miliardë dollarësh – Zelensky jep detaje rreth sulmit ndaj bazave ajrore ruse

1 June 2025
AUV: Therja e kurbanit vetëm në thertore të licencuara, në të kundërtën masa ligjore

AUV: Therja e kurbanit vetëm në thertore të licencuara, në të kundërtën masa ligjore

1 June 2025
Nëna e Ledrit thyen heshtjen, flet për herë të parë për ndarjen e tij nga Sara: Asnjë prind nuk gëzohet, por ndodhin

Nëna e Ledrit thyen heshtjen, flet për herë të parë për ndarjen e tij nga Sara: Asnjë prind nuk gëzohet, por ndodhin

1 June 2025
Kreu i shtetit të Antigua dhe Barbudas pritet me ceremoni shtetërore në Prishtinë nga presidentja Osmani

Kreu i shtetit të Antigua dhe Barbudas pritet me ceremoni shtetërore në Prishtinë nga presidentja Osmani

1 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu