Rafuna vitin 2019 e quajti të suksesshëm duke thënë se rritja ekonomike ishte 4 për qind, ndërsa tha se edhe të hyrat buxhetore janë rritur për rreth 6.8 për qind.
“Performanca ekonomike mbetet solide. Kemi një rritje prej 4%, të dhënat tregojnë që kemi një performancë shumë të mirë është e shtuar nga ato publike dhe private. Inflacioni ka shfaqur tendencë rritje, përkundër që ka një rënie të importit për 1% rritja e importit shkon në 4%. Të hyrat përgjithshme keni një rritje 6.2 %, kjo paraqet një realizim të planit për 90% edhe pse nuk kemi pasur asnjë tatim të rritur. Kemi liruar shumë tatime të lëndës së parë, ky trend shumë pozitiv ka ardhur si rezultat i gjallërimit të ekonomisë së Kosovës, si shtim i aktiviteteve të Administratës Tatimore dhe Doganore”, deklaroi Rafuna.
Shpenzimet e buxhetit kanë rritje prej 7.3%, në total 531.3 milion euro, edhe shpenzimet rrjedhëse shënuan rritje.
Paga dhe mëditje 4.1% ose ne 616 milion euro.
Për mallra dhe shërbime shënuan rritje 17% ose 292.7 milion euro, shkruan lajmi.net.
Borxhi publik është rritur nga 16.9 në 17.5%.